Kjo është mosha e 12 personave që ndërruan jetë nga Covidi
15 shtator 2021
| 15:48
Gjatë 24 orëve të fundit në vend si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 12 persona dhe janë paraqitur 410 raste të reja me koronavirus.
Në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë është bërë me dije se gjatë kësaj periudhe kohore kanë vdekur shtatë burra dhe pesë gra.
Tri viktima i takojnë grupmoshës mbi 80 vjeç, tri të tjerë janë të grupmoshës ndërmjet 70 e 79 vjeç, pesë viktima të grupmoshës 60 deri 69 vjeç dhe një viktimë e grupmoshës 50 deri 59 vjeç.