Kjo është mosha e 14 personave që ndërruan jetë nga Covidi

16 shtator 2021 | 15:37

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të vdekjes dhe 368 raste të reja me Covid-19.

Gjithashtu, sot janë shëruar 1 382 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 13 473.

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka publikuar edhe moshat e 14 të vdekurve si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit.

Nga kjo shifër, 8 viktima janë meshkuj dhe 6 femra. 4 viktima janë të moshës mbi 80 vjeç, 7 viktima i takojnë grupmoshës 70-79 vjeç  dhe 3 viktima janë të grupmoshës 60-69 vjeç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një adoleshent 16-vjeçar, i cili ishte për pushime në Florida…