Kjo është mosha e gjashtë personave që ndërruan jetë nga Covidi
11 janar 2021
| 15:10
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se mosha e gjashtë personave që ndërruan jetë nga Covidi, sillet nga 71 deri në 77 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (71, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (73 vjeç)”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.