Kjo është mosha e gjashtë personave që ndërruan jetë nga Covidi
20 janar 2021
| 15:08
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se mosha e gjashtë personave që ndërruan jetë nga Covidi, sillet nga 55 deri në 80 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (80 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Obiliq 1 rast (55 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç)”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.