Kjo është mosha e gjashtë personave që ndërruan jetë nga koronavirusi
21 dhjetor 2020
| 15:27
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se mosha e gjashtë personave që kanë ndërruar jetë nga Covidi në 24 orët e fundit sillet nga 64 deri në 82 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (82, 80, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç)”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.