Kjo është mosha e katër personave që ndërruan jetë nga Covidi
05 janar 2021
| 15:16
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se mosha e katër personave që ndërruan jetë nga Covidi, sillet nga 66 deri në 79 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Malishevë 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 52 333 raste nga 189 420 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 355 raste të vdekjes”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.