Kjo është mosha e shtatë personave që ndërruan jetë nga Covidi
18 dhjetor 2020
| 15:27
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se mosha e shtatë personave që kanë ndërruar jetë nga Covidi sillet nga 64 deri në 86 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (80, 73 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Graçanicë 1 rast (73 vjeç)”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.