Kjo është mosha e shtatë personave që vdiqën nga Covidi
04 janar 2021
| 15:12
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se mosha e shtatë personave që kanë ndërruar jetë nga Covid-19, sillet nga 19 deri në 77 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç)”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.