Kjo është mosha e të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

20 shkurt 2021 | 15:37

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës  në raportin 24 orësh ka njoftuar se tre persona e humben betejën me Covid në 24 orët e fundit.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga ky virus është 1.571.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
292 raste të reja me Covid janë raportuar në 24…