Kjo është mosha e tetë personave që ndërruan jetë nga Covidi
17 mars 2021
| 15:10
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se mosha e tetë personave që kanë ndërruar jetë nga Covidi, sillet nga 60 deri në 89 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (74, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (89, 76 vjeç), Kaçanik 1 rast (76 vjeç), Podujevë 1 rast (70 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (64 vjeç)”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.