
Kjo është mosha e tetë personave që ndërruan jetë nga Covidi
19 mars 2021
| 15:15
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se mosha e tetë personave që kanë ndërruar jetë nga Covidi në 24 orët e fundit, sillet nga 64 deri në 84 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (64, 77 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (64 vjeç), Obiliq 1 rast (84 vjeç), Rahovec 1 rast (72 vjeç), Shtime 1 rast (68 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç)”, ka njoftuar IKShPK-ja.