Kjo është mosha e tetë personave që ndërruan jetë nga Covidi
19 maj 2021
| 15:12
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se mosha e tetë personave që kanë ndërruar nga Covidi, sillet nga 55 deri në 89 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (69, 55 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (89 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç), Suharekë 1 rast (76 vjeç)”, ka njoftuar IKShPK-ja, shkruan “Epoka e re”.