
Kjo është oferta e Barçës për Martinezin
03 mars 2020
| 14:27
Barcelona për sezonin e ardhshëm planifikon transferimin e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinezin.
Klauzola e sulmuesit është 111 milionë euro, e cila është e vlefshme nga 1 deri më 15 korrik. Barça nuk është e gatshme të paguaj ketë shumë, por po përgatit ofertën prej 70 milionë euro dhe dy futbollistët Arturo Vidal dhe Nelson Semedo. I pari vlerësohet 20 milionë dhe i dyti 40 milionë euro.