Kjo është oferta e Bayernit për sulmuesin e Chelseat
14 korrik 2019
| 12:34
Chelsea rrezikon ta humbasë sulmuesin e vet të talentuar për asgjë, në janar. Nisur nga kjo situatë, Bayern Munich është i vendosur të hidhet në sulm për Callum Hudson-Odoi, duke bërë një ofertë prej 45 milionë stërlina, raporton “Daily Mail”.
Kjo ofertë do të jetë 10 milionë stërlina më shumë se ajo që kampionët e Bundesligës bënë te blutë e Londrës për Hudson-Odoi, në janar të këtij viti.
Frank Lampard dëshiron ta bindë lojtarin të qëndrojë në “Stamford Bridge”, por nëse Chelsea nuk e pranon ofertën bavareze, rrezikon ta humbasë falas sulmuesin e ri, përmes një kontrate paraprake në janar të vitit të ardhshëm. Kjo për shkak se i skadon kontrata në fund të sezonit të ardhshëm dhe del lojtar i lirë. Ai nuk ka rinovuar ende me londinezët.