Kjo është oferta e Cityt për Ramosin

01 qershor 2021 | 11:55

Manchester City është duke përgatitur një ofertë dy vjeçare për kapitenin e Realit të Madridit, Sergio Ramos, raporton “ESPN”.

Kontrata e qendërmbrojtësit spanjoll skadon në 30 qershor dhe deri tani ai nuk e ka pranuar ofertën e klubit për të rinovuar vetëm për një vit. 35-vjeçari kërkon një kontratë dy vjeçare, të cilin ia ofron skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola.

“ESPN” raporton se ditën e premte do të ketë një takim mes përfaqësuesve të Ramosit dhe presidentit të Realit, Florentino Perez, për të zgjidhur të ardhmen e futbollistit. Dëshira e tij është që ta mbyllë karrierën në Madrid, por ai mendon se meriton një kontratë më të gjatë se ajo një vjeçare, të cilën Reali nuk ua ofron futbollistëve mbi 30-vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka bërë me…