Kjo është oferta e ‘çmendur’ nga Barça për Mbappen
23 dhjetor 2018
| 12:51
Barcelona duket se ka në letër planin më të madh në histori të transfereve. Ata janë të gatshëm të ofrojnë yllin e skuadrës, Philipe Coutinhon, si dhe 150 milionë euro për shërbimet e Kylian Mbappe, shkruan “Don Balon”.
Drejtuesit katalunas mendojnë se kjo do të ishte e mjaftueshme për drejtuesit e PSG që ta lirojnë yllin e tyre. “Blaugranët” janë admirues të të riut francez, i cili është edhe fitues i Kupës së Botës, por është e ditur se PSG-ja nuk do ta lirojë atë për shkak të financave, kështu që ata kanë ofruar edhe kualitet anash të hollave.
Coutinho është mik i mirë me Neymarin, gjë që më vonë do të mund ta bindte brazilianin për të vazhduar rrugëtimin në Ligue 1.