Kjo është oferta e Juventusit për Jorginhon

24 mars 2022 | 16:20

Jorginho është një nga futbollistët që është në listën e dëshirave të Juventusit në merkaton e verës. “La Gazzetta dello Sport” në numrin e sotëm shkruan se dëshira e futbollistit është që të rikthehet që në verë në kampionatin italian.

“Bardhezinjtë” janë gati që t’i ofrojnë një kontratë për 4 sezone me vlerë 6 milionë euro në sezon. Madje mund të përdorë dhe Dekretin e Rritjes, duke bërë që të paguajë në total 9 milionë euro si pagë dhe jo 12 sa duhet të ishte totali.

Skuadra torineze ndërkohë është në kërkim edhe të emrave të tjerë të njohur, pasi kërkon që të bëjë ndryshime në mesfushë dhe në sulm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë video-mesazhit në takimin e…