Kjo është oferta e Juves për Icardin
30 gusht 2021
| 10:29
Mauro Icardi është objektivi i Juventusit për sulmin, pas rikthimit të Moise Kean nga Everton. Bardhezinjtë kanë bërë edhe një ofertë për sulmuesin argjentinas.
Klubi nga Torino i ka propozuar francezëve të njëjtën formulë që përdori me Atletico Madrid për Alvaro Morata.
Juventusi po tenton ta huazojë Icardin për dy vite dhe në arkat e PSG do të shkojnë 20 milionë euro, nga 10 milionë për çdo sezon.
Në marrëveshje propozohet një kluazolë që e detyron Juventusin ta blejë Icardin në vitin e tretë për 25/30 milionë euro. Tashmë pritet përgjigja e PSG.