Kjo është oferta e Mallorcas për Muriqin  

30 maj 2022 | 13:18

Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi pati paraqitje të mira në fanellën e Mallorcas ku realizoi 5 gola dhe regjistroi tri asistime.

Muriqi është rikthyer në skuadrën e Lazios, e cila kërkon 12 milionë euro për sulmuesin “dardan”. Në anën tjetër, Mallorca është gati të ofrojë 10 milionë euro për sulmuesin shtatlartë.

Interesim për Muriqin vazhdimisht kanë shfaqur edhe Galatasaray dhe ish-klubi i tij, Fenerbahçe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me…