Kjo është oferta e PSG-së për Ramosin

26 janar 2021 | 14:23

Kampionët e Francës janë të etur ta transferojnë kapitenin e Real Madridit gjatë këtij afati kalimtar. PSG-ja i ka ofruar Sergio Ramosit kontratë trevjeçare me një pagë vjetore prej 15 milionë euro.

Real Madridi i ka ofruar spanjollit 34-vjeçar vetëm kontratë dyvjeçare gjë të cilën ende nuk e ka pranuar qendërmbrojtësi. Ramos me madrilenët ka kontratë deri në verën e këtij viti, ndërsa aktualisht është i lënduar. Ai këtë edicion ka luajtur 18 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar me një asistim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe borës kanë shkaktuar ngritje…