Kjo është oferta e Realit për Haalandin

14 shkurt 2021 | 13:16

Erling Haaland i cili është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim sezonet e fundit, kërkohet me shumë insistim nga klubet e mëdha evropiane, me në krye Realin e Madridit.

Sipas gazetës prestigjioze iberike “AS”, presidenti i klubit mbretëror Florentino Perez po përgatit sulmin për në merkato verore për sulmuesin norvegjez. Sipas asaj që shkruan media spanjolle skuadra merengues pritet të derdhë në arkat e klubit të Borussias së Dortmundit 150 milionë euro.

Një shifër e çmendur duke parë krizën financiare që ka kapluar çdo klub të madh në kontinentin e vjetër. Haaland në këtë sezon është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet me klubin verdhezi në 22 ndeshje duke realizuar 22 gola, me një mesatare 1 gol për çdo ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka…