Kjo është oferta e West Hamit për Brojën

21 qershor 2022 | 11:00

Armando Broja është një nga sulmuesit më të përfolur në afatin kalimtar të verës. Skuadrat e interesuara për të janë të shumta nga Italia dhe Anglia.

West Ham ka befasuar Napolin dhe Atalantën dhe po përgatit një ofertë e cila mund të “joshë” Chelsean, klubin që zotëron kartonin e Brojës. Sipas “Sky Sport”, ata kanë gati një ofertë e cila varion nga 30-35 milionë euro për të bindur “Blutë” e Londrës, ndërsa falë kësaj shume, pretendojnë të parakalojnë klubet italiane të cilat vështirë se mund të shpenzojnë një shifër të tillë.

Kujtojmë se gjatë sezonit të kaluar, Broja ia doli të shënonte në portën e West Ham dhe diçka e tillë e ka ndihmuar shqiptarin të shndërrohet në një objektiv për londinezët. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse oferta do të konkretizohet dhe nëse Broja do ta pranojë si destinacion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar me aktivitetet…