Kjo është paga e re mesatare në Kroaci

21 gusht 2024 | 15:12

Në Kroaci, në qershor të këtij viti, paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në persona juridikë ishte 1,315 euro (11,6 për qind më shumë se në qershor të vitit të kaluar, 0,7 për qind më pak se në maj 2024), njoftoi Byroja Shtetërore e Statistikave, raportojnë mediat në Zagreb.

Paga mesatare mujore bruto për punonjës në persona juridikë në Republikën e Kroacisë në qershor ishte 1819 euro (11,7 për qind më e lartë krahasuar me një vit më parë, 0,7 për qind më e ulët se në maj 2024).

Sipas të dhënave, paga më e lartë mesatare mujore neto e paguar në qershor, prej 1,981 euro, u është paguar personave juridikë në sektorin e shëndetësisë, ndërsa më e ulëta prej 845 euro ishte në prodhimin e veshjeve.

Byroja Shtetërore e Statistikave gjithashtu thekson se paga mesatare neto për qershorin 2024 ishte 1,106 euro, ndërsa paga bruto mesatare 1,498 euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka…