Kjo është paga që merr nga buxheti i Kosovës Hysamedin Feraj
Hysamedin Feraj që nga muaji shkurt i këtij viti është emëruar zyrtarisht këshilltar i kryeministrit, Albin Kurti.
Ai është ngarkuar nga Kurti me detyrën e sekretarit koordinues ndërqeveritar. Nga taksapaguesit e Kosovës, Feraj merr pagë 600 euro.
“Z. Hysamedin Feraj është emëruar Këshilltar politik i Kryeministrit, i ngarkuar me përgjegjësitë e anëtarit të Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar, nga data 25.02.2022 ( në attach gjeni vendimin e emërimit) dhe realizon pagë mujore bruto 600.60”, është thënë në përgjigjen e zyrës së kryeministrit Kurti
Por, pavarësisht përshkrimit të detyrave sipas emërimit të Ferajt në institucionin më të rëndësishëm ekzekutiv në Kosovë, Feraj publikisht njihet si linçues i personave që nuk pajtohen me Kurtin.
Feraj në vazhdimësi gjatë kësaj periudhe ka sharë, fyer e linçuar njerëz në Kosovë. Kurti si shef i tij, asnjë herë nuk është distancuar nga gjuha e përdorur prej Ferajt.
Hiç me larg se sot, Hysmaedin Feraj ka bërë një postim banal, “pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllezërit e tij”.
“Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.
Këshilltari i Kurtit në këtë postim të fundit, nuk ka lënë pa përmendur as SBAShK-un, për të cilët ka thënë se po marrin mbështetje nga “e djathta” e Kosovës.
Para pak ditësh cak i sulmeve të Ferajt ishte kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.
Sipas tij, Jasharaj kishte qëllime partiake dhe kështu u bashkua me Partinë Demokratike të Kosovës.
“U bashkuan ata që dihej që ishin bashkë: Rrahman Jashari dhe PDK. Që në fillim dihej se qëllimi i tij nuk ishte sindikal por partiak”, kishte shkruar ai.
Feraj ka thënë se dalja hapur e kryesindikalistit është veprim emancipues dhe se është në dorë të sindikalistëve të ruajnë pavarësinë nga partitë politike.
“PDK dhe Jashari e quajnë qeverisjen Kurti përgjithësisht diktaturë, Grenelli i Vuçiqit e pat quajtur specifikisht fashiste. Disa që ju bashkuan nuk e dinin, disa nuk donin ta dinin identifikimin e tij: specifikisht me PDK-në, përgjithësisht me opozitën (jashtë e brenda Kosovës)”, shkruante Feraj. /Insajderi/