Kjo është pasuria e Albin Kurtit e deklaruar në APK (foto)

23 prill 2025 | 14:54

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka bërë deklarimin vjetor të pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK).

Nga deklarimi i dorëzuar në mars, del se bashkëshortja e tij ka dyfish më shumë të hyra vjetore sesa ai.

Sipas regjistrit të publikuar nga APK-ja, tek pasuritë e luajtshme Kurti ka deklaruar banesën e bashkëshortes në vlerë 400 mijë euro. Në emër të tij ai s’ka ndonjë pronë.

Si para të gatshme, ai ka deklaruar 1 mijë e 800 euro në emër të tij, 15 mijë e 500 euro në emër të bashkëshortes dhe 70 euro në emër të vajzës.

Aty është përmendur edhe kredia në vlerë 170 mijë euro që ka bashkëshortja e tij për blerjen e apartamentit. Kjo është shuma e mbetur nga vlera totale e kredisë 270 mijë euro.

Tek kjo pjesë përmendet edhe qiraja që paguan Kurti për shtëpinë ku jeton, e që është në vlerë 250 euro.

Si të hyra vjetore, ai ka deklaruar 20 mijë e 278 euro që merr si pagë si kryeministër.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij merr 44 mijë e 100 euro në vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi apo Bayer Leverkuseni, kjo është dilema. Po vazhdon…