Kjo është pasuria e ish-anëtarit të ushtrisë jugosllave që u bë zv/ministër nga Kurti
07 gusht 2023
| 08:10
Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Radojica Radomiroviqin, ish-pjesëtarin e ushtrisë famëkeqe jugosllave, zv/ministër në qeverinë e tij. Po sa është pasuria e këtij zv/ministri?
Lista e pronave të paluajtshme të deklaruara prej tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (ish-AKK) është shumë e gjatë.
Ajo përfshin një listë prej 17 tokash, një banesë, dy shtëpive dhe një depo.
Vlera e përbashkët e të gjitha këtyre shkon në mbi 200 mijë euro, sipas Radomiroviqit.
Pasuritë e paluajtshme janë fituar pas vitit 2012. E fundit është depoja e përfituar në vitin 2022.