Kjo është pasuria e Konjufcës e raportuar në APK

23 prill 2025 | 16:13

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca  në formularin e deklarimit të pasurisë ka deklaruar disa prona.

Konjufca ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) tri banesa, një të tij dhe dy të prindërve, tre tokë dhe shtëpi po ashtu në emër të prindërve, depo e parking në emër të tij dhe një tok tjetër po ashtu në emër të prindërve.

Banesa që posedon ish-kryeparlamentari kap shifrën e mbi 60 mijë eurove, ndërkohë një parking i blerë ka kushtuar gjashtë mijë euro. Ndërkohë një tokë e prindërve të tij ka kushtuar hiç më pak se 80 mijë euro.

Konjufca ka deklaruar një veturë të tipit “Chevrolet” në vlerë të tre mijë eurove e cila është regjistruar në emër të bashkëshortes së tij.

Ish-kryetari i Kuvendit në bankë ka mbi shtatë mijë euro të kursyera.

Konjufca ka deklaruar se nuk përfiton të ardhura personale nga ushtrimi i pozitës së tij si nënkryetari i parë i LV-së, ndërkohë paga vjetore i del mbi 35 mijë

Kliko KËTU për ta parë dokumentin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për…