Kjo është pasuria e Osmanit, Konjufcës dhe Kurtit

28 qershor 2021 | 12:59

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar formularët e deklarimit të pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë.

Në formularin deklarimin e pasurisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj marrin paga vjetore nga buxheti i shtetit afër 70 mijë euro në vit.

Po ashtu, ata kanë deklaruar se posedojnë banesa, shtëpi, garazhë, parcelë toke dhe para të gatshme.

Kurse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në formularin e deklarimit të pasurisë ka bërë me dije se posedon banesë, para të gatshme dhe kredi.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në deklarimin e pasurisë përveç pagave mujore që merr buxheti i shtetit dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka shtëpi e as banesë në pronësi të tij.

E gjithë pasuria e paluajtshme është në pronësi të bashkëshortes së tij në Norvegji.

Ai në deklarimin e pasurisë ka treguar se jeton në një shtëpi me qera për të cilën paguan 250 euro në muaj. Para të kursyera i ka vetëm 529.26 euro në bankë. Kurse pagë nga Lëvizja Vetëvendosje për tre muajt: janar, shkurt dhe mars të këtij viti ka marrë 4 200 euro.

Detajet për pasurinë e Vjosa Osmanit mund t’i lexoni: KËTU

Detajet për pasurinë e Glauk Konjufcës mund t’i lexoni: KËTU

Detajet për pasurinë e Albin Kurtit mund t’i lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, bashkë me zëvendësambasadorin…