Kjo është pasuria e Thaçit

11 qershor 2018 | 23:17

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka deklaruar se gjatë vitit 2017 ka marrë rreth 10 mijë euro mëditje, krahas pagës vjetore si president i vendit, që prek 32 mijë euro.

Në deklarimin e tij për pasuri në Agjencinë Antikorrupsion, Thaçi ka deklaruar se ka një kredi prej rreth 100 mijë eurosh për ndërtimin e një shtëpie.

Hashim Thaçi ka deklaruar një shtëpi 250 metrash katrorë, të trashëguar, e si pasuri e përbashkët, vlera e së cilës është 80 mijë euro.

Të trashëguara, Thaçi ka deklaruar edhe 7 hektarë tokë vlera e së cilës është 180 mijë euro.

Paratë e gatshme të numrit një të vendit janë më shumë se sa që ai ka borxh bankave. Thaçi ka deklaruar si para të kursyera dikur rreth 140 mijë euro. Rreth 12 mijë të tjera janë në konton e djalit të tij, Endritit.

Thaçi ka deklaruar si të bashkëshortes një Audi Q5, vlerë prej 15 mijë eurosh. Një tjetër Audi A4, me kredi, është e vlerës 23 mijë euro.

Këtu është deklarata e plotë e Thaçit për AKK-në

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duken të çuditshme, e ndonjëherë edhe të frikshme, por videot…