Kjo është pasuria e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit
22 prill 2024
| 08:30
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Bislimi ka deklaruar tri banesa, njëra në vlerë 120 mijë euro, tjetra 20 mijë euro dhe një tjetrës i ka vendosur çmim 137.30 euro.
Ai ka deklaruar se posedon veturë të tipit Nisan në vlerë 19 mijë euro të blerë në vitin 2019, shkruan Reporteri.
Para të ruajtura në bankë i ka deklaruar 9 mijë euro, dhe ka një kredi për të shlyer në vlerë 68 mijë euro (vlera e mbetur për ta shlyer 62 mijë e 813 euro).
Bislimi ka deklaruar se nga pozita në Qeveri pagë vjetore merr 22 mijë e 280 euro, dhe meditje nga udhëtimet 4 mijë e 682 euro. Ai ka deklaruar se merr pagë vjetore nga Universiteti Amerikan në Kosovë në vlerë 23 mijë e 626 euro.