![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/rita9.jpg)
Kjo është pasuria marramendëse e Rita Orës
01 mars 2023
| 12:37
Që Rita Ora është shumë e pasur këtë e di çdo njeri por që të zotëronte një pasuri prej 30 milionë dollarësh në vitin 2023, këtë fakt sapo e mësuam.
Një pjesë e madhe e të ardhurave të Ritës vijnë nga muzika dhe turnetë muzikorë por fitime të mëdha artistja me origjinë shqiptare ka edhe nga televizioni apo reklamat me brandet e njohura ndërkombëtare.
Celebrity Net Worth’ raporton se gjatë këtyre viteve, Rita ka qenë imazhi i “Material Girl”, dhe ka pasur linja veshjesh me Donna Karen New York, ka punuar me Roberto Cavalli, ka nënshkruar marrëveshje me Coca-Cola, ka bashkëpunuar me Adidas dhe ka krijuar një koleksion veshjesh për “Escada”, por nuk duhet harruar edhe bashkëpunimi i saj me Prada. Andaj dhe është kaq e pasur.