Kjo është pasuria milionëshe e Behgjet Pacollit (Dokument)

14 qershor 2022 | 14:59

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli është zyrtarisht njeriu më i pasur në Kosovë. Pasuria e tij totale sillet diku rreth 743 milionë euro.

Pacolli në deklarimin e pasurisë për vitin 2021, ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë 210 milionë euro. Këtu përfshihen shtëpitë, tokat dhe hotelet. Vetëm një shtëpi e tij kushton gati 18 milionë euro.

Për hotelin “Swiss Diamond” ka thënë se ka vlerë 42 milionë euro.

Tek pasuria e luajtshme, Pacolli ka deklaruar avionin, për të cilin ka thënë se kushton 8 milionë euro. Përveç avionit, ka deklaruar edhe tetë veturat e tij.

Në total, vlera e pasurive të luajtshme sillet rreth 8 milionë e 504 mijë euro.

Pacolli posedon edhe shumë aksione në shoqëri komerciale. Vlera e tyre sillet rreth 506 milionë euro.

Vetëm në “Mabatex Group” ka aksione në vlerë 200 milionë euro, për të cilat ka deklaruar pronësi të përbashkët.

Shuma e parave që Pacolli e ka në banka sillet rreth 10 milionë euro. Por, milioneri Pacolli ka edhe një kredi.

Ai ka deklaruar një kredi në vlerë 287 mijë e 971 euro, që thotë se e ka marrë për investime private. Ka afat që ta kthejë deri në vitin 2025.

Ndërkohë, si të hyra vjetore i ka deklaruar gati 4 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…