Kjo është pasuria Ramush Haradinajt (Dokument)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përveç funksionit si kryetar i kësaj partie dhe të deputetit ai është edhe themelues e bashkëpronar i një firme ndërtimore.
Haradinaj në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion për vitin 2021 ka deklaruar si pasuri të paluajtshme tri shtëpi, një vilë, një apartament dhe dy toka. Një shtëpi familjare e ka në pronësi të përbashkët, po ashtu edhe një tokë kodrinore dhe një vilë.
E gjithë pasuria e paluajtshme e Haradinaj kap vlerën e 1 milion e 64 mijë e 300 euro.
Para të gatshme në bankë Haradinaj ka deklaruar se 24 mijë e 327 euro.
Të hyra vjetore, Haradinaj i merr rreth 57 mijë euro, nga to 37 mijë e 288 euro nga qiraja e shtëpisë, 2 mijë e 700 euro nga pensioni invalidor dhe 14 mijë e 305 euro paga e mëditje nga Kuvendi i Kosovës.