Kjo është përbërja e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje korresponduese ku ka miratuar projektligje, vendime dhe dokumente të tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Po ashtu në këtë mbledhje miratimin e Qeverisë e ka marrë edhe vendimi për Riorganizimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës.
Sipas vendimit emërtimi ndryshohet në Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime dhe do të përbëhet nga:
Kryeministri, kryesues;
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit;
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë;
Ministrja e Financave;
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale;
Ministri i Arsimit dhe Shkencës;
Ministri i Drejtësisë;
Ministri i Infrastrukturës;
- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës;
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal
- Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës;
- Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës;
- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Investimeve dhe Përkrahjes së Ndërmarrjeve në Kosovë;
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës;
- Udhëheqësi i Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë;
- Udhëheqësi i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë;
Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë/Komisionit Evropian;
Ambasada e SHBA-së në Kosovë/USAID;
- Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv e Odës Ekonomike të Kosovës;
- Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë;
- Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Aleancës Kosovare të Biznesit;
- Kryetari i Bordit apo Drejtorja Ekzekutive e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare;
- Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës;
- Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë;
- Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve Kosovarë;
- Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Forumit Ekonomik të Grave;
28.Kryetarja e Bordit apo Drejtorja Ekzekutive e Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës-G7
- Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Përpunuesve të Drurit;
- Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Në këtë mbledhje po ashtu Qeveria ka miratuar vendimin për mbulimin e primit të policës së sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. “Qeveria do të subvencionojë policën e sigurimit një mujorë të lëshuar brenda periudhës 01.08.2020 – 31.12.2020. Me po këtë vendim është themeluar Grupi punues ndërinstitucional për ndërmarrjen e masave të duhura dhe përgatitjen e kushteve për aplikim në kartonin e gjelbër”, thuhet në njoftimin e Qeveisë së Kosovës.
Po asht në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka miratuar Raportin për nivelin e ekzekutimit të projekteve të financuara nga huamarrja ndërkombëtare. “Sipas Raportit, gjendja e borxhit publik në datën 30 qershor 2020 ishte 1 miliard e treqind e katërmbëdhjetë milionë e njëqind e njëzetmijë euro, prej të cilave 426.62 milionë 137 euro janë borxh ndërkombëtar, ndërsa 884.51 milionë borxh i brendshëm. Kjo përbën 18.17 për qind të Bruto Prodhimit Vendor. Është shqyrtuar dhe miratuar edhe Koncept dokumentit për themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Koncept Dokumenti analizon situatën e krijuar pas riorganizimit të Qeverisë së Kosovës dhe shuarjes së Ministrisë së Integrimeve Evropiane. Duke vlerësuar se procesi i integrimeve evropiane për shtetin e Kosovës është jetik dhe duke pasur parasysh nevojën e koordinimit të zbatimit të marrëveshjeve të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, rekomandohet organizimi i Agjencionit për Integrime Evropiane”, thuhet pos tjerash në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
(A.M /Epoka e re)