Kjo është përbërja e qeverisë së re të Serbisë (emrat)
Është formuar qeveria e re e Serbisë me kryeministre Ana Bërnabiqin.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është shprehur se 55 për qind e qeverisë përbëhet nga gratë.
“Unë llogaris në mençurinë dhe përkushtimin tonë, nga ajo që propozon SNS-ja, 55 për qind e kuotës sonë janë femra, ndaj besoj në urtësinë dhe qetësinë e tyre”, ka thënë Vuçiqi, shkruan “Danas”.
Kjo është përbërja e qeverisë së re serbe:
Kryeministre, Ana Brnabiq
Ministër i Punëve të Brendshme, Bratisllav Gashiq
Ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq
Ministër i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq
Ministër i Financave , Sinisha Mali
Ministër i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme – Tomislav Momiroviq
Ministre e Ekonomisë, Rade Bast
Ministre e Bujqësisë, Jelena Tanaskoviq
Ministre e Ekologjisë, Irena Vujoviq
Ministër i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq
Ministre e Drejtësisë, Maja Popoviq
Ministre e Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Negre
Ministre për Integrime Evropiane, Tanja Miščević
Ministër i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Martinoviq
Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Social ,Tomislav Zhigmanov
Ministër i Arsimit, Branko Ruzhiq
Ministre e Shkencës, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacionit, Jelena Begoviq
Ministre e Shëndetësisë, Danica Grujiçiq
Ministër i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Nikola Selakoviq
Ministre e Kujdesit Familjar dhe Demografisë, Darija Kisiq
Ministër i Turizmit dhe Rinisë, Husein Memiq
Ministër i Sportit – Zoran Gajiq
Ministre e Kulturës, Maja Gojkoviq
Ministër për përkujdesjen e fshatit, Milan Kërkobabiq