Kjo është përbërja e re e Agjencisë së Kosovës për Akreditim
04 prill 2018
| 14:07
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për të emëruar anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) së Agjencisë së Kosovës për Akreditimit (AKA).
Në këtë agjenci do të jenë nëntë persona në mesin e tyre edhe tre ekspertë ndërkombëtarë.
Për përbërjen e re të KShC-së së Agjencisë së Kosovës për Akreditimit ka njoftuar ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
Kjo është përbërja e KShC-së:
Prof. Ass.Dr. Vjollca Krasniqi
Prof. Ass. Dr, Arta Jakupi
Dr. Sc. Spec. Rozafa Koliqi-Lila
Prof. Dr. Magdalena Ziolo
Prof. Dr. Gazmend Luboteni
Prof. Dr. Herbert K. Amato
Prof. Dr. Xhavit Rexha
Prof. Msc. Jeffery Butel
Prof. Ass. Dr. Dukagjin Zeka