Kjo është përbërja e re Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në krye me Zoran Zaev

31 gusht 2020 | 00:10

Me 62 vota “për” dhe 51 “kundër”  është zgjedhur qeveria e Maqedonisë së Veriut me kryeministër Zoran Zaev.

Zaevi do të ketë katër zëvendëskryeministra.

Kryeministër – Zoran Zaev

Zëvendëskryeministër i parë – Artan Grubi

Zëvendëskryeministër për çështje evropiane – Nikolla Dimitrov

Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi

Zëvendëskryeministër për luftim të korrupsionit – Ljupço Nikollovski

Qeveria e re do të ketë edhe 15 anëtarë të tjerë si:

Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovki

Ministër i Mbrojtjes – Radmilla Shekerinska

Ministër i Financave – Fatmir Besimi

Ministër i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi

Ministër i Transportit dhe Lidhjeve –  Bllagoj Boçvarski

Ministër i Punëve të Jashtme – Bujar Osmani

Ministër i Drejtësisë – Bojan Mariçiq

Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini

Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Mila Carovska

Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Jagoda Shahpaska

Ministër i Bujqësisë – Arijanit Hoxha

Ministër i Kulturës – Irena Stefoska

Ministër i Vetëqeverisjes Lokale – Goran

Milevski ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Jeton Shaqiri.

Qeveria e re do të ketë 7 ministra më pak, pasi janë shkurtuar ministrat pa resorë.

Kjo qeveri do të dallohet edhe për atë se nuk do të pasohet nga Qeveria teknike seps pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LSDM dhe BDI u tha se në vend të saj do të jetë një qeveri prej 100 ditësh ku do të marrin pjesë të gjitha grupet parlamentare dhe kryeministër do të jetë kandidat i BDI-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hungaria do të mbyllë kufijtë për të huajt më 1…