Kjo është porosia e deputetit më të vjetër të Kuvendit drejtuar qytetarëve të Kosovës

22 shtator 2018 | 16:22

Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës në kuadër të legjislaturës së gjashtë, Adem Mikullovci nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë thirrje që sa më shumë të mblidhen në protestën e 29 shtatorit, në këtë mënyrë, t’i jepet fund pazareve, siç thotë ai, mes Thaçit e Vuçiqit.

Por këtë thirrje, ai e ka bërë me një mesazh të veçantë.

“Mbrëmë, e pash një ëndërr të çuditshme. I hyra në zyre Presidentit, e kapa për jakë dhe i bërtita: “Zgjohu burrë! Zgjohu! Zgjohu se na more në qafë. Zgjohu dhe shikoje fukarallëkun që e ka kapluar Kosovën. Shikoje rininë ka bredh rrugëve të papunë me duar në xhepa. Këtë situatë e ke pru ti, me politikat e tua të mbrapshta. Zgjohu!”, nis mesazhin e tij Mikullovci përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të Vetëvendosjes.

Më poshtë video-mesazhi i Mikullovcit:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç se kurorëzoi çiftin e ri të estradës Gjikon me…