Kjo është punëtorja e “Western Union” që u arrestua pasi ‘avulloi’ 130 mijë euro nga arka e biznesit

24 prill 2025 | 09:38

Një rast i rëndë i keqpërdorimit të besimit dhe dëmtimit të madh financiar është zbuluar në Malishevë, ku një punëtore dyshohet se për muaj me radhë ka tërhequr para nga firma ku punonte, pa dijeninë e pronarit. Dëmi i raportuar kap shifrën marramendëse prej 130 mijë eurosh.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 23 prill 2025, rreth orës 16:00, viktima (rreth 45-vjeçare) është paraqitur në Stacionin Policor në Malishevë për të raportuar rastin.

Sipas kallëzimit, punëtorja e saj (rreth 28-vjeçare) e ka keqpërdorur autorizimin dhe qasjen në sistemin e firmës “Western Union”, duke tërhequr vazhdimisht para në mënyrë të fshehur – deri sa shuma totale arriti në 130,000 euro.

Sinjali mëson ekskluzivisht se e dyshuara në lidhje me këtë rast është Ervise Morina.

Hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore menjëherë pas denoncimit, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Keqpërdorim i besimit” dhe është në hetim intensiv nga autoritetet kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina ka kthyer mbrapsht avionët që i ka porositur SHBA-të…