Kjo është qendra tregtare në Ferizaj që nuk përmban asnjë lloj produkti nga Serbia
Qendra tregtare ‘Plus Center Ferizaj’ është ndër qendrat më të mëdha në qytetin e Ferizajt dhe njëherit njëra ndër qendrat e vetme tregtare në vendin tonë që nuk e përmban asnjë lloj produkti nga Serbia.
Plus Center Ferizaj përmban një gamë të madhe të artikujve duke filluar nga ato ushqimore e deri edhe te artikujt e tekstilit, e po ashtu brenda qendrës ka edhe restaurant.
Përmes një postimi në profilin zyrtar ‘Plus Center Ferizaj’ kanë shënuar:
‘Krenar të jemi ndër të vetmit markete në Kosovë pa as edhe një produkt serb. Tek ne mund të bleni lirshëm duke qenë të sigurt që blerjet tuaja kontribojnë në forcimin e prodhuesve vendor e të miqve tanë.’
Pra përmes kësaj fushate kjo qendër tregtare po i ndihmon dhe përkrah fuqishëm prodhuesit vendor duke ofruar përveç cilësisë për klientët e saj edhe freski të produkteve.
Për më shumë rreth kësaj qendre dhe shërbimeve dhe produkteve që mund ti gjeni aty mund ta vizitoni në lokacionin Rr. Besim Rexhepi 70000 Ferizaj, Kosovë.