‘Kjo është qeverisja e PDK-së’, Hoxhaj përgëzon Lladrovcin për çmimin

21 maj 2021 | 14:18

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka përgëzuar kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pasi kjo komunë është shpallur sërish komuna me performancën më të mirë.

Hoxhaj ka thënë se kjo është qeverisja e PDK-së dhe shembulli që do të ndjekin në të gjitha komunat e Kosovës.

“Për të disatën herë me radhë, Komuna e Drenasit e udhëhequr nga kryetari i palodhur Ramiz Lladrovci është shpallur si komuna me performancën më të mirë. Institucionet e vendit dhe ambasadat e shteteve tona mike si Zvicra, Suedia dhe Norvegjia kanë vlerësuar se Komuna e Drenasit ka qenë më e dalluara në qeverisje demokratike, menaxhim komunal shembullor dhe ofrim të shërbimeve cilësore, për çka do t’i ndahen grante zhvillimore. Përgëzoj kryetarin dhe mikun tim, Ramiz Lladrovci i cili gjatë gjithë këtyre viteve ka treguar përkushtim, përgjegjësi dhe vullnet të jashtëzakonshëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Drenasit. Kjo është qeverisja e PDK-së dhe shembulli të cilin do ta ndjekim nëpër të gjitha komunat tjera”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kurti ia dorëzon Lladrovcit çmimin për performancën më të mirë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka zgjedhur sot edhe bordin e Koorporatës…