Kjo është raportuesja e re për Kosovën në Parlamentin Evropian
Eurodeputetja gjermane, Viloa von Carmon-Taubadel është raportuesja e re për Kosovën në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Carmon-Taubadel tashmë është e involvuar në zhvillimet në Kosovë, pasi ka qenë shefe e misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian në zgjedhjet të cilat u mbajtën këtë fundjavë në vend.
Eurodeputetja gjermane do të zëvendësojë Igor Sholtesin, i cili ka mbajtur këtë pozitë më parë në Parlamentin Evropian.
Carmon-Taubadel gjithashtu vjen nga i njëjti grup parlamentar në Parlamentin Evropian të cilit i përkiste Sholtes.
Raportuesit e Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor janë përgjegjës për hartimin e raporteve vjetore që miratohen nga Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, të cilët më pas diskutohen në seanca plenare.