Kjo është salla ku mbahet takimi për asociacionin në Ambasadën e ShBA-së
31 janar 2023
| 11:09
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë sot (e martë) i ka thirrur në takim përfaqësues të pozitës, opozitës dhe të shoqërisë civile për të diskutuar në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ambasada amerikane në “Facebook” ka postuar një fotografi nga vendi se ku do të mbahet takimi.
“Sot në mëngjes, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë do të mbajë një takim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe (ASM) në Kosovë. Ne mezi presim të dëgjojmë perspektiva të menduara nga një grup i ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe liderë politikë”, është thënë në mbishkrimin e kësaj fotografie.