Kjo është sekretarja organizative e Vetëvendosjes
Këshilli i Përgjithshëm Lëvizjes Vetëvendosje ka zgjedhur nënkryetarin e parë dhe sekretaren organizative të kësaj lëvizje.
Nënkryetari i parë i Vetëvendosjes është zgjedhur Besnik Bislimi, ndërsa sekretare organizative, Vlora Haxhimehmedi.
Pozitën e sekretarit organizativ të Vetëvendosjes, dikur e kishte ushtruar Dardan Molliqaj, i cili është larguar nga kjo lëvizje.
Po ashtu, Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosje, në pozicionin e drejtuesit të Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë ka zgjedhur, Boiken Abazi, ndërsa udhëheqëse të Komiteteve të Vetëvendosje! Dejona Mihali.
Anëtarët e rinj të Kryesisë së Vetëvendosjes, përmes votimit, janë plotësuar me Arbërie Nagavcin, Martin Berishajn, Arber A. Rexhajn, Arbër Zaimin dhe Ajet Poterën.
/Epoka e re/
Vlora Haxhimehmedi