Kjo është serbja që mori fletëqortimin e parë
Policia e Kosovës raportohet të ketë dhënë mbrëmë pas mesnate qortimin e parë për një qytetare serbe në veri të vendit.
Siç është raportuar ky fletëqortim është lëshuar në vendkalimin kufitar në Jarinje, pak minuta pas përfundimit të afatit dhe hyrjes në fuqi të fazës së parë të vendimit për ri-regjstrim të automjeteve.
Siç u raportua nga “Kosovo-online”, një veturë e regjistruar me targa “KM”, e cila drejtohej nga një femër tashmë ka marrë një fletëqortim.
Me këtë rast, kjo qytetare serbe deklaroi shkurt se nuk ka pasur shqetësime në vendkalimin në Jarinje dhe se punonjësit e policisë i kanë dorëzuar një fletë me udhëzime për riregjistrim.
Pavarësisht kësaj, ajo shtoi se nuk planifikon ta regjistrojë veturën në “RKS”, por është në pritje të vendimit të ri nga Beogradi.
Ndryshe ditë më parë serbët kanë propozuar që Beogradi të ndajë rreth 2 milionë euro, në mënyrë që të paguajë të gjitha gjobat që parashihet të marrin serbët këto targa, pasi të kalojë faza e parë e vendimit (nga qortimet) tek gjobat që pritet të jenë nga 150 euro.