Kjo është sfida më e re e “Instagram”-it
07 prill 2020
| 14:46
Teksa të gjithë njerëzit qëndrojnë të vetizoluar, disa prej tyre kanë gjetur një sërë formash për t’u argëtuar dhe për ta bërë qëndrimin në shtëpi edhe më interesant.
Personazhet e njohur dhe kryesisht bloggeret kanë treguar tashmë për të gjithë sfidën më të fundit të “Instagram”-it. Angelina Kotorri, Sarah Berisha janë disa nga bloggeret që e “përqafuan” menjëherë këtë sfidë.
Të “veshësh” jastëkun e gjumit me një rrip në mes dhe çantën në krahë, është trendi më i fundit në rrjetet sociale.
Me jastëkët shumëngjyrësh, gotat e pijeve në duar, duket se kjo sfidë do të bëjë xhiron e rrjetit në ditët në vijim. Më poshtë ju sjellim disa prej fotove më interesante, nga të cilat pse jo, mund të merrni një ide për pozën tuaj të radhës:/revistawho.com/