Kjo është shifra që kërkon Skënderbeu për Gavazajn
02 qershor 2018
| 14:13
Gavazaj-Shturm Grac nuk është një thashetheme merkatoje, por një tratativë e nisur me shumë intensitet në javët e fundit të sezonit të shkuar.
“Panorama Sport” ishte e para që bëri me dije emrin e ekipit që kërkon shërbimet e kosovarit të Skënderbeut dhe tratativa është në një pikë të mirë tashmë.
Nënkampionët e Austrisë janë të gatshëm për të vijuar negociatat me Skënderbeun, pasi profili i Gavazajt, që së fundi është grumbulluar edhe nga Kombëtarja, duket si një lojtar që u bën punë austriakëve për mënyrën e lojës. Burime të sigurta të gazetës bëjnë me dije se fillimisht Shturm i ka kërkuar Skënderbeut që të vendosë çmimin, me të cilin ata kërkojnë të nisin bisedimet.