Kjo është shifra që Napoli kërkon për Osimhenin
Tomas Tuchel po përballet me rezultate jo fort të këndshme në nisjen e kësaj aventure të re dhe sulmi mbetet një nga objektivat kryesorë për sezonin e ri. Sipas “Sky Sport”, 49-vjeçari është adhuruesi i madh i cilësive të Viktor Osimhenit.
Sulmuesi i Napolit po zhvillon sezon fantastik dhe dëshira e nigerianit është evidentuar në jo pak raste rreth largimit. Burimi në fjalë shkon më tej duke cituar se vetë Osimhen është i gatshëm të zgjedhë Bayernin përpara klubeve të tjera, të cilat e kanë hapur arenën e “dyluftimit” për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit.
Kontrata ekzistuese i përfundoi me kryesuesit e Serisë A në verën e vitit 2025, por bindja e presidentit Aurelio de Laurentis mbetet mision edhe më i komplikuar.
“Bild” zbërthen edhe kuotën ku mund të vërtiten pretendimet e palës napolitane, mbi 130 milionë euro, shifër jashtë logjike, nëse marrim në konsideratë politikat e rekordmenëve gjermanë.