Kjo është shoferja e parë në trafikun urban
29 maj 2019
| 11:50
Kryetari i komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se nga sot trafiku urban ka shoferen e parë femër.
Në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se ajo është Laura Mirena.
“Në vazhdim të reformave në trafikun urban vjen risia e radhës. Laura Mirena është shofere e parë në ekipë. I urojmë punë të mbarë”, ka shkruar Ahmeti.
/Epoka e re/