Kjo është shoferja që aksidentoi për vdekje 18 vjeçaren tek ‘Central Parku’
24 gusht 2024
| 23:29
Para gjysmë ore një person është goditur nga një veturë afër terminalit Doganor në Fushë Kosovë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinën, Flora Ahmeti, ku tha se një këmbësore ka vdekur, pasi një veturë në lëvizje e ka goditur atë.
Bëhet e ditur se viktima është Elira Mehmeti – rreth 18 vjeçare.
Gjithashtu Sinjali ka mësuar se shoferja që goditi për vdekje 18 vjeçaren është Elona Mjeku- rreth 24 vjeçe.
Nga informacionet e para thuhet se 24 vjeçarja është arrestuar dhe pasi ka pësuar lëndime të rënda është dërguar në QKUK për trajtim.